20 sekonda për një video të shkurtër, më gjatë për një orë
Transkriptim video në tekst me Titro do të thotë: ngarko, prit rreth njëzet sekonda, lexo. Merr çdo fjalë me kohën e saj, çdo folës me emrin e vet dhe një skedar që të shërben për titra, për shënime ose për një arkiv ku kërkon.
Nga €4.99/muaj · 300 minuta video · anulo kur të duash
Shumica e veglave të transkriptimit të japin një mur teksti me një kohë për paragraf. Titro shënon kur fillon dhe kur mbaron çdo fjalë. Kjo është arsyeja pse i njëjti transkript të shërben si titra, si shenjë për prerje klipesh dhe si mënyrë për të kërcyer te sekonda e saktë ku u tha diçka.
Thuaj te ngarkimi se flasin më shumë se një dhe transkripti kthehet me çdo zë të shënuar. E riemërton një herë, dhe emrat kalojnë te skedari .srt dhe te titrat e vendosura në video.
Gegërisht, toskërisht dhe fjali që kalojnë në anglisht ose gjermanisht në mes. Zëri pastrohet dhe nivelohet para se modeli ta dëgjojë, kështu që edhe një regjistrim me zhurmë kthehet i lexueshëm.
Prek një fjalë për ta ndryshuar. Korrigjimet mbeten të sinkronizuara me kohën, dhe me fjalorin personal emrat dhe termat që i rregullon një herë mbeten të saktë në videon tjetër.
Nga telefoni ose nga kompjuteri në Titro Studio. Deri në 60 minuta për video me Creator, 180 me Studio. Zgjidh pastrimin e zërit dhe thuaj nëse flasin disa veta.
Rreth njëzet sekonda për një klip të shkurtër. Një orë bisedë zgjat më shumë; puna bëhet në server, kështu që mund ta mbyllësh faqen dhe të kthehesh.
Transkripti shfaqet në timeline, fjalë për fjalë. Rregullo një fjalë, riemërto një folës, ndaj një rresht të gjatë.
Shkarko skedarin .srt, që e hap çdo editor teksti dhe çdo platformë video, ose vendosi fjalët si titra në video. Përkthe më parë nëse të duhet një gjuhë tjetër.
Skedari .srt është tekst i thjeshtë: një numër, një interval kohe, fjalët. I hapur në editor, ke transkriptin me kohë për shënime, për një postim ose për arkiv; i hedhur në YouTube, Premiere, DaVinci ose Final Cut, ke titra. Një eksport për të dyja.
Një zë i regjistruar afër mikrofonit në dhomë të qetë kthehet pothuajse i plotë. Era, jehona dhe dy njerëz që flasin njëherësh kushtojnë korrigjime. Titro e pastron zërin më parë, gjë që ndihmon më shumë se te shumica e veglave, por asnjë transkriptim nuk dëgjon atë që mikrofoni nuk e ka regjistruar.
Për një intervistë njëorëshe ose një ligjëratë përdor Titro Studio në web: pamje më e madhe, ngarkim më i shpejtë, timeline me shtresa. E njëjta llogari punon në telefon, kështu që transkripti që e nise në tavolinë është aty edhe në rrugë.
Shqip, anglisht dhe gjermanisht, edhe fjali të përziera. Gjuhë të tjera ende jo.
Skedari .srt është tekst i thjeshtë me një interval kohe për rresht; kopjo fjalët prej tij ose nga editori. Eksporti i tekstit me një klik është në plan.
Deri në 60 minuta për video me Creator dhe 180 me Studio.
Po. Zgjidh „më shumë se një zë“ te ngarkimi; çdo folës merr një etiketë që mund ta riemërtosh, në editor, në titra dhe në .srt.
Video e parë është falas deri në tri minuta, pa kartë. Planet fillojnë nga €4.99 në muaj për 300 minuta video.
Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.