.srt + video nga një ngarkim

Titra për YouTube, si skedar ose brenda videos.

Titra për YouTube bëhen në dy mënyra, dhe ia vlen t’i kesh të dyja: një skedar .srt që YouTube e tregon dhe e indekson, dhe titra brenda videos për Shorts, ku ndërfaqja i mbulon titrat e platformës. Titro i jep të dyja nga i njëjti projekt.

Nga €4.99/muaj · 300 minuta video · anulo kur të duash

Titra për YouTube: eksporti .srt dhe video me titra brenda nga Titro
pse

Pse titra për YouTube me Titro.

01 Titrat automatike të YouTube-it në shqip

YouTube-i i bën titrat vetë, por shqipja i del keq dhe emrat gabim. Një .srt nga Titro, i kontrolluar në editor, e zëvendëson atë version dhe shfaqet si titra „të krijuara nga kanali“.

02 Skedari .srt me kohën e çdo fjale

Titro e ndërton .srt-në nga një transkript i kohëzuar fjalë për fjalë, kështu që rreshtat bien aty ku bie e folura. Emrat e folësve janë brenda skedarit.

03 Video e gjatë dhe Shorts nga i njëjti projekt

Ngarko videon e plotë, shkarko .srt-në për ngarkimin e gjatë, pre klipet për Shorts nga i njëjti transkript dhe eksportoji me titrat brenda. Asgjë nuk transkriptohet dy herë.

04 Titra në gjuhë tjetër për publikun jashtë

Përkthe titrat në anglisht ose gjermanisht me një klikim dhe ngarko një .srt të dytë. YouTube-i ia tregon secilit shikuesi gjuhën e vet.

hapat

Si të bësh titra për YouTube.

01

Ngarko videon

Në Titro Studio në web për video të gjata: deri në 60 minuta me Creator, 180 me Studio.

02

Prit dhe kontrollo

Titrat kthehen me kohën e çdo fjale. Rregullo emrat dhe termat, ndaj rreshtat që dalin të gjatë.

03

Shkarko .srt-në

Nga ekrani i eksportit. Në YouTube Studio: Titra → Shto gjuhë → Ngarko skedar.

04

Pre klipet për Shorts

Nga i njëjti projekt, me titrat brenda videos dhe stilin që zgjedh.

më gjatë

Titra për YouTube, në praktikë.

Skedar apo brenda videos: cila kur

Për videon e gjatë, skedari: shikuesi mund ta fikë, YouTube-i e indekson tekstin dhe mund të shtosh gjuhë më vonë. Për Shorts, brenda videos: feed-i është pa zë, ndërfaqja e mbushur, dhe teksti duhet të jetë aty me madhësi të plotë.

Gjatësia e rreshtave për YouTube

Në ekran të madh një fjali për rresht lexohet mirë; në telefon dy ose tri fjalë. Zgjedh gjatësinë te ngarkimi dhe e ndryshon në editor; koha ruhet kur ndan ose bashkon rreshta.

Kanalet me disa folës

Për podcast dhe intervista, thuaj te ngarkimi se flasin disa veta. Çdo folës merr emrin e vet, që shkruhet edhe në .srt, kështu që YouTube-i tregon kush po flet.

pyetje

Çfarë duhet të dish.

A e pranon YouTube-i skedarin .srt të Titro-s?

Po. Ngarkohet te Titra në YouTube Studio si çdo skedar tjetër titrash.

A mund të bëj titra për një video që është tashmë në YouTube?

Ngarko skedarin origjinal të videos në Titro; nga linku i YouTube-it ende jo.

A i dallon folësit?

Po, dhe emrat shkruhen në .srt.

A punon për video horizontale?

Po, çdo format, deri në 60 minuta me Creator dhe 180 me Studio.

Sa kushton?

Nga €4.99 në muaj për 300 minuta video. Video e parë falas deri në tri minuta.

edhe këto

Titra për çdo vend ku poston.

Provoje me videon tënde të radhës.

Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.

Titro në telefon, me ekranin e parë dhe veglat për titra