Titra shqip, automatikisht.

Ngarko videon. Titro e dëgjon, shkruan titrat shqip me kohë të saktë për çdo fjalë, dhe i djeg brenda videos. Gegërisht dhe toskërisht, edhe kur fjalia kalon në anglisht.

€5.99/muaj · 120 minuta video · anulo kur të duash

si funksionon

Ngarko. Prit. Posto.

Tre hapa, dhe asnjë prej tyre nuk kërkon që ti të shkruash një fjalë.

01

Ngarko videon

Zgjidh një video nga galeria ose nga kompjuteri. Vendos sa fjalë duken njëherësh dhe nëse do përkthim.

02

Prit dy minuta

Titro e dëgjon videon dhe shkruan titrat me kohë të saktë të çdo fjale. Puna bëhet në server, jo në telefonin tënd.

03

Stilo dhe eksporto

Zgjidh stilin, rregullo çfarë të duash dhe eksporto videon gati për postim.

veçoritë

Çfarë bën Titro.

01 E kupton gegërishten

Shumica e veglave e trajtojnë shqipen si një gjuhë të vetme dhe e mësojnë kryesisht mbi toskërishten. Titro njeh gegërishten dhe toskërishten, edhe kur fjalia kalon në anglisht në mes.

02 Editor me timeline

Kliko, lëviz, ndaj dhe rregullo çdo tekst. Ajo që sheh në editor është saktësisht ajo që del në video, sepse eksporti lexon të njëjtat shtresa që ti prek.

03 Tetë stile titrash

TikTok, Kuti, Karaoke, Podcast, Neon, Lart, Pop dhe Minimal. Çdo stil ndryshon ngjyrën, madhësinë, pozicionin dhe mënyrën si theksohet fjala që po flitet.

04 Përkthim në anglisht

Titrat shqip kthehen në anglisht me një klikim, kur do të arrish edhe publikun që nuk flet shqip. Minutat e përkthyera numërohen dyfish.

05 Eksport pa humbje

4K mbetet 4K. Rezolucioni origjinal ruhet dhe audioja nuk preket fare, vetëm titrat shtohen.

06 Fjalë për fjalë

Modeli shënon kohën e saktë të çdo fjale, jo vetëm të fjalisë. Prandaj titrat bien mbi fjalën që po thuhet, e jo me vonesë.

07 Korrigjimet mësojnë

Çdo fjalë që rregullon në editor e bën modelin tonë të shqipes më të mirë. Kjo është arsyeja pse Titro e kupton shqipen më mirë çdo muaj.

08 Ndaje menjëherë

Ruaje në galeri ose ndaje direkt në TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe WhatsApp.

stilet

Tetë stile. Pamja e vërtetë.

Këto nuk janë ilustrime — janë render të vërtetë nga motori që i djeg titrat në video.

Stili TikTok
TikTok
Stili Lart
Lart
Stili Kuti
Kuti
Stili Podcast
Podcast
Stili Karaoke
Karaoke
Stili Pop
Pop
Stili Neon
Neon
Stili Minimal
Minimal

Pesë shkronja — Montserrat, Anton, Bebas, Inter dhe Klasik — shtatë ngjyra theksimi, dhe çdo titull mund ta tërheqësh kudo në kuadër. Ajo që sheh në editor është ajo që digjet në video.

pajisjet

Në telefon dhe në shfletues.

Një llogari e vetme. Fillon në telefon dhe vazhdon në kompjuter, ose anasjelltas.

Editori i Titro-s me titrat shqip mbi videoassets/shot-ios.png
ios

iPhone

Ngarko nga galeria, redakto me prekje dhe ruaj videon direkt në telefon. Gati për TikTok, Reels dhe Shorts.

Titro në Androidassets/shot-android.png
android

Android

I njëjti aplikacion, e njëjta llogari, të njëjtat projekte. Punon në çdo telefon modern.

Titro Studio në shfletuesassets/shot-web.png
web

Titro Studio

Editori i plotë në shfletues te app.titroshqip.com. Timeline me shtresa, ekran i madh dhe ngarkim më i shpejtë — vendi i duhur për podcaste, intervista dhe video të gjata.

minutat

Paguan për minuta, jo për numër videosh.

Nëse videoja zgjat një minutë, harxhon një minutë. Pa kredite, pa tabela, pa llogaritje. Me 120 minuta në muaj bën 120 video nga një minutë, ose 12 podcaste nga dhjetë.

çmimet

Dy plane, pa kredite.

creator
€5.99 /muaj
  • 120 minuta video në muaj
  • Deri në 30 minuta për video
  • Të gjitha stilet dhe shkronjat
  • Përkthim në anglisht
  • Eksport në cilësi origjinale
Zgjidh Creator
pro
€14.99 /muaj
  • 500 minuta video në muaj
  • Deri në 90 minuta për video
  • Gjithçka nga plani Creator
  • Për podcast dhe video të gjata
Zgjidh Pro

Me pagesë vjetore fiton dy muaj falas. Nëse të mbarojnë minutat, blen minuta shtesë me 10 cent për minutë pa e ndryshuar planin, dhe ato nuk skadojnë kurrë.

pyetje

Çfarë duhet të dish.

Sa të sakta janë titrat?

Varet nga sa qartë dëgjohet zëri. Në një video me zë të pastër, pjesa më e madhe e tekstit del e gatshme; fjalët e veçanta i rregullon vetë në editor për disa sekonda. Çdo korrigjim që bën e bën modelin tonë të shqipes më të mirë.

A i kupton fjalët angleze brenda fjalisë?

Po. Mënyra si flitet vërtet shqip, me ndonjë fjalë angleze në mes, është pikërisht ajo për të cilën është ndërtuar Titro.

Çfarë ndodh nëse më mbarojnë minutat?

Blen minuta shtesë me 10 cent për minutë, pa e ndryshuar planin, dhe ato nuk skadojnë kurrë. Ose pret fillimin e muajit tjetër, kur minutat rifillojnë, ose kalon në planin Pro. Projektet që ke bërë mbeten aty.

Ku ruhen videot e mia?

Në serverët tanë, vetëm sa nevojitet për të bërë punën. Videoja duhet të qëndrojë aty derisa titrat të digjen brenda saj, pastaj fshihet automatikisht pas 14 ditësh. Mund ta fshish vetë më herët në çdo moment, dhe fshirja e llogarisë i heq të gjitha. Detajet janë te politika e privatësisë.

Në cilat pajisje punon?

Në iPhone, Android dhe në shfletues nga kompjuteri. Llogaria është e njëjta. Për video të gjata, si podcaste dhe intervista, përdor Titro Studio te app.titroshqip.com.

A mund ta anuloj?

Po, kur të duash, vetë nga llogaria jote. Vazhdon ta përdorësh deri në fund të periudhës që ke paguar.

Mos i shkruaj titrat me dorë.

Videoja jote e parë me titra shqip, brenda pak minutash.

Hap Titro Studio Merre në Google Play së shpejti
Editori i Titro-s me titra shqip mbi video