Politika e Privatësisë
Titro ofrohet nga Habitat L.L.C.. Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledhim, pse dhe si i mbrojmë. E shkruajmë thjesht, se ashtu duhet.
1. Çfarë mbledhim
- Të dhënat e llogarisë: email-i, emri dhe fotoja e profilit nëse e vendos. Ruhen te ofruesi ynë i autentikimit (Supabase).
- Videot që ngarkon: videoja dhe audioja e saj përpunohen për të krijuar titrat.
- Korrigjimet e titrave: kur i përmirëson titrat në editor, ruajmë çiftin “teksti automatik → korrigjimi yt” bashkë me audion përkatëse.
- Të dhëna pagese: abonimin e menaxhon Stripe. Ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë të dhënat e kartës — marrim vetëm statusin e abonimit dhe një identifikues klienti.
- Të dhëna teknike: logje serveri (koha e kërkesave, gabimet) për ta mbajtur shërbimin funksional.
2. Sa kohë i mbajmë videot
Videot dhe titrat e një projekti ruhen deri në 30 ditë, pastaj fshihen automatikisht nga serverët tanë. Mund t’i fshish edhe vetë në çdo moment nga aplikacioni. Eksportet që ke ruajtur në telefon mbeten të tuat.
3. Përmirësimi i modelit të shqipes
Korrigjimet e tua (audio + teksti i saktë) na ndihmojnë ta bëjmë njohjen e shqipes më të mirë — sidomos gegërishten, që veglat ndërkombëtare e trajtojnë keq. Këto të dhëna përdoren vetëm për këtë qëllim, të palidhura me identitetin tënd publik. Nëse nuk dëshiron të përfshihesh, na shkruaj te support@titroshqip.com dhe të përjashtojmë.
4. Çfarë NUK bëjmë
- Nuk i shesim të dhënat e tua askujt.
- Nuk i përdorim videot e tua për reklama.
- Nuk i publikojmë videot apo titrat e tua — projektet janë private.
5. Me kë i ndajmë
- Supabase — llogaritë, profilet, fotot e profilit.
- Stripe — pagesat dhe abonimet.
- Një ofrues i specializuar i njohjes së të folurit — përpunimi i audios për transkriptim automatik.
- Resend — email-et e llogarisë.
- Ofruesi ynë i serverëve, ku ruhen përkohësisht videot.
Secili i përpunon të dhënat vetëm për qëllimin përkatës.
6. Të drejtat e tua
- Kopje të të dhënave të tua.
- Fshirje të llogarisë dhe të gjithçkaje të lidhur me të — mund ta bësh vetë nga aplikacioni (Profili → Fshi llogarinë).
- Përjashtim të korrigjimeve të tua nga të dhënat e trajnimit.
Për çdo kërkesë, shkruaj te support@titroshqip.com — përgjigjemi brenda 30 ditësh.
7. Siguria
Fjalëkalimet ruhen të koduara nga Supabase; komunikimi bëhet me HTTPS; qasja në serverë është e kufizuar. Çdo projekt është i lidhur me llogarinë tënde dhe serveri nuk ia jep askujt tjetër.
8. Fëmijët
Titro nuk është i destinuar për persona nën 13 vjeç dhe nuk mbledhim me vetëdije të dhëna nga ta.
9. Ndryshimet
Nëse kjo politikë ndryshon në mënyrë domethënëse, do të njoftohesh në aplikacion ose me email.
10. Kontakti
Habitat L.L.C. — support@titroshqip.com