Titro ofrohet nga Habitat L.L.C.. Duke përdorur Titro (aplikacionin dhe titroshqip.com/) pajtohesh me këto kushte.
Titro krijon automatikisht titra — shqip, anglisht dhe gjermanisht — për videot e tua, të cilat mund t’i redaktosh, stilizosh dhe eksportosh. Saktësia varet nga cilësia e zërit; Titro të jep gjithmonë mundësinë t’i rregullosh titrat vetë në editor.
Pagesat e bëra në faqet tona i përpunon Paddle.com Market Ltd, rishitësi ynë i autorizuar dhe Merchant of Record. Kjo do të thotë se shitja bëhet ligjërisht përmes Paddle: emri i tij shfaqet gjatë pagesës dhe në pasqyrën e kartës, dhe faturën e lëshon ai. Ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë të dhënat e kartës. Abonimi rinovohet automatikisht derisa ta anulosh. Mund ta anulosh vetë në çdo kohë dhe vazhdon ta përdorësh deri në fund të periudhës së paguar. Rimbursimet i rregullon Politika e Rimbursimit.
Nëse abonohesh brenda aplikacionit iOS, abonimin e shet Apple. Nëse abonohesh brenda aplikacionit Android, e shet Google. Ato faturohen, anulohen dhe rimbursohen sipas rregullave të App Store ose Google Play, që i menaxhon te llogaria jote Apple ID ose Google Play. Paddle dhe Politika jonë e Rimbursimit nuk vlejnë për to.
Çmimet mund të ndryshojnë me njoftim paraprak; ndryshimi nuk prek periudhën e paguar tashmë.
Shërbimi ofrohet “siç është”. Bëjmë maksimumin që të funksionojë pa ndërprerje, por nuk garantojmë disponueshmëri të pandërprerë as saktësi të përsosur të titrave. Përgjegjësia jonë kufizohet në shumën që ke paguar në 12 muajt e fundit.
Mund ta ndalojmë qasjen e një llogarie që shkel këto kushte. Ti mund të largohesh kurdo — me fshirjen e llogarisë fshihen edhe projektet e tua.
Nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë domethënëse, njoftohesh para se të hyjnë në fuqi.
Habitat L.L.C. — support@titroshqip.com