shtator 2026 përditësimi më i madh që nga nisja
Titro ndryshon çdo javë, dhe kjo faqe thotë çfarë. Më e reja lart.
Faza e testimit mbaroi. Plani Creator zbret nga €7.99 në €4.99 në muaj, dhe minutat rriten nga 30 në 300 — deri në 60 minuta për video. Studio, plani për media dhe agjenci, zbret nga €59 në €29. Kush ishte i abonuar tashmë, kaloi vetë në çmimin e ri.
Tetë mënyra si hyn një titull në kuadër: Typewriter, Pop, Bounce, Zoom, Fade, Slide, Shake dhe Pulse. Për një titull të vetëm, ose për të gjithë njëherësh me një prekje. Në telefon dhe në Titro Studio në web.
Shkruaj tekstin, lexoje nga ekrani ndërsa regjistron, dhe titrat dalin fjalë për fjalë nga skripti yt me kohën e saktë të zërit. Pa transkriptim, prandaj emrat dhe termat dalin gjithmonë saktë.
Zhurmë sfondi, erë, dhomë e zhurmshme: zgjedh pastrimin e lehtë ose të fortë kur ngarkon, dhe nivelin e zërit për rrjete sociale, podcast ose transmetim. Titro e pastron zërin para se ta dëgjojë, kështu që titrat dalin më të sakta dhe video tingëllon më mirë. Ajo që dëgjon në editor është ajo që del në eksport.
Në editor, me një prekje, Titro gjen pauzat e gjata dhe hezitimet, të thotë sa sekonda kursen, dhe i pret. Titrat rikohëzohen vetë. Ndërrove mendje? E kthen videon si ishte, dhe rregullimet që bëre ndërkohë mbeten.
Në intervista dhe podcaste zgjedh „më shumë se një zë“ dhe çdo folës merr emrin dhe ngjyrën e vet. Asnjë titull nuk përzien dy zëra. Emrat i ndryshon në editor, dhe dalin edhe në skedarin .srt.
Pamjen që ndërton — shkronja, ngjyra, pozicion, efekt — e ruan me emër dhe e zgjedh që në ngarkim. Për çdo klient, për çdo kanal. Një stil mund ta bësh parazgjedhje, dhe çdo video e re fillon me të.
Emrat dhe fjalët që i rregullon vazhdimisht mbahen mend për videon tënde të radhës — vetëm për llogarinë tënde, dhe vetëm nëse e ndez te Profili. Mund të shtosh edhe fjalë me dorë.
Nëse fshin një video para se të përfundojë përpunimi, minutat të kthehen dhe puna në server ndalet. Ekrani i përpunimit ka tani edhe një buton „Anulo“. Dhe paneli i tregon 3 minutat e videos falas që në fillim.
Ekrani i telefonit qëndron ndezur gjatë ngarkimit, dhe kufiri i madhësisë së videos u rrit që një video e gjatë të ngarkohet pa problem. Nëse ngarkimi ndërpritet, aplikacioni tani të thotë pse.
Efektet, folësit, stilet e ruajtura dhe anulimi i abonimit janë tani edhe në app.titro.live. Llogaria është e njëjta; projekti hapet kudo.
Aplikacioni përditësohet vetë kur e hap me internet; nuk ke nevojë të bësh asgjë. Nëse diçka nga kjo listë nuk të duket, mbylle aplikacionin plotësisht dhe hape sërish.
Jo. Gjithçka këtu është e hapur në çdo plan, edhe në videon falas.
Te hello@titroshqip.com, ose nga aplikacioni te Profili → Ndihmë. Pjesa më e madhe e kësaj liste erdhi nga emailet e përdoruesve.
Gjithçka këtu është e hapur në çdo plan, edhe në videon falas.