9:16 vertikal, pa prerje, në cilësi origjinale

Titra për TikTok, shqip.

Titra për TikTok nuk janë zbukurim. Nëntë nga dhjetë njerëz e hapin aplikacionin pa zë, dhe pa titra video jote flet me një dhomë të zbrazët.

Nga €7.99/muaj · 120 minuta video · anulo kur të duash

Titra për TikTok në shqip, të vendosura mbi video në aplikacionin Titro
pse

Pse titra për TikTok bëhen me Titro.

01 Titrat e platformës nuk udhëtojnë me videon

TikTok-u ka titrat e veta automatike, por ato e njohin shqipen keq dhe qëndrojnë jashtë videos: nëse dikush e shkarkon ose e riposton klipin, ato zhduken. Titro i vendos titrat brenda kuadrit, kështu që kudo që shkon video — ridërguar në WhatsApp, e ripostuar në Reels, e shkarkuar nga dikush tjetër — titrat shkojnë me të.

02 Fjalë për fjalë, jo fjali për fjali

Titrat që kërcejnë një fjali njëherësh e detyrojnë shikuesin të lexojë përpara zërit. Titro shënon kohën e saktë të secilës fjalë, kështu që theksimi bie mbi fjalën që po thuhet — e njëjta gjë që bëjnë kanalet e mëdha, dhe arsyeja pse videot e tyre mbahen deri në fund.

03 Gegërisht dhe toskërisht, siç flitet vërtet

Shumica e veglave e kanë mësuar shqipen kryesisht mbi toskërishten dhe dorëzohen sapo dëgjojnë gegërishten ose një fjalë angleze në mes të fjalisë. Titro është ndërtuar mbi mënyrën si flitet vërtet në Prishtinë, në Tiranë dhe në diasporë.

04 Titra për TikTok pa dalë nga telefoni

E gjithë puna bëhet aty ku e ke videon. Zgjedh nga galeria, pret, rregullon çka të duash dhe e ruan gati për ngarkim — pa e kaluar në kompjuter dhe pa program montazhi.

hapat

Si të bësh titra për TikTok.

01

Zgjidh videon

Nga galeria e telefonit ose nga kompjuteri. Formati vertikal 9:16 ruhet ashtu siç është — pa prerje, pa shirita të zinj.

02

Prit njëzet sekonda

Titro e dëgjon dhe shkruan titrat me kohën e saktë të çdo fjale. Puna bëhet në server, kështu që telefoni yt mbetet i lirë.

03

Zgjidh stilin TikTok

Shkronja të mëdha, theksim me ngjyrë mbi fjalën aktive, poshtë në kuadër — larg butonave të ndërfaqes së TikTok-ut.

04

Eksporto dhe posto

Video del në cilësi origjinale me titrat brenda. E ngarkon direkt nga galeria.

më gjatë

Titra për TikTok, në praktikë.

Ku duhet të qëndrojnë titrat në kuadër

TikTok-u mbush pjesën e poshtme djathtas me përshkrimin, emrin e këngës dhe ikonat, dhe pjesën e sipërme me kërkimin. Zona e sigurt është mesi i poshtëm, pak mbi përshkrimin. Stili TikTok i Titro-s bie aty vetë, por titullin mund ta tërheqësh kudo nëse videoja jote ka diçka të rëndësishme pikërisht në atë vend.

Sa fjalë duhen njëherësh

Dy ose tri fjalë për rresht lexohen shpejt dhe nuk e mbulojnë pamjen. Rreshtat e gjatë duken si nëntitull filmi dhe e ngadalësojnë ritmin. Te cilësimet e projektit zgjedh shpejtësinë e titrave, dhe për TikTok ia vlen të rrish te varianti i shkurtër.

Titra për TikTok në dy gjuhë

Nëse publiku yt është pjesërisht jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, titrat shqip kthehen në anglisht me një klikim. Minutat e përkthyera numërohen dyfish, kështu që një klip njëminutësh me përkthim harxhon dy minuta nga plani.

pyetje

Çfarë duhet të dish.

A i mbulojnë titrat butonat e TikTok-ut?

Jo. Stili TikTok i vendos titrat mbi zonën ku ndodhen përshkrimi dhe ikonat, dhe pozicionin mund ta lëvizësh vetë kudo në kuadër nëse video jote e kërkon ndryshe.

A humbet cilësia kur eksportoj?

Jo. Rezolucioni origjinal ruhet — 4K mbetet 4K — dhe audioja nuk preket fare. Shtohen vetëm titrat.

Sa e gjatë mund të jetë video?

Deri në 30 minuta me planin Creator dhe deri në 90 minuta me planin Pro. Për një video TikTok-u kjo do të thotë se kufiri nuk të prek asnjëherë.

A mund t’i përkthej titrat në anglisht?

Po, me një klikim. E dobishme kur do të arrish edhe publikun që nuk flet shqip.

A punon edhe për video horizontale?

Po. Formati origjinal ruhet, kështu që i njëjti projekt të shërben edhe kur e riposton videon diku ku formati është tjetër.

edhe këto

Titra për çdo vend ku poston.

Provoje me videon tënde të radhës.

Ngarkoje tani dhe shihe të gatshme para se të mbarosh kafen.